Lajme

Durmishi e jep lajmin e mirë: 85% e punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë kanë përfunduar!

12/19/2025 18:19
nga:Sh R

Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se 85% e punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë kanë përfunduar.

“Me vendimin e sotëm për shpronësim, shumë shpejtë përfundojnë edhe 15% të punëve të mbetura, siç janë nyjet, urat e struktura të tjera. Qytetarë të dashur, e gëzofshi rrugën”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Durmishi është kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ne zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 24.