Sergio Ramos e bëri të qartë se paratë nuk kanë qenë arsyeja e largimit të tij nga Real Madrid, në fakt, vuri në dukje Real Madridin si fajtorin kryesor për të mos vazhduar bashkëpunimin.
“Shumë gjëra kanë ndodhur. Rrethanat që ndodhin në jetë. Gjëja e parë që dua të them është se nuk kam dashur kurrë të largohem. Qëllimi im ishte të vazhdoja këtu. Muajt e fundit, klubi më ka ofruar një ofertë njëvjeçare me ulje të pagës. Më duhet të them se nuk kishte asnjë problem financiar. Doja dy vjet dhe qetësi për mua dhe familjen time”, tha fillimisht Ramos, përcjell GazetaBlic Sport.
Nga atje, Ramos nuk hezitoi të tregonte drejtpërdrejt klubin si fajtor për largimin e tij.
“Në bisedimet e fundit, unë e pranova ofertën prej një viti, por më thanë që nuk ishte më e mundur, se kishte një datë skadence dhe nuk e kisha marrë vesh”, përfundoi Ramos.
/GazetaBlic Sport/


