Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka reaguar pas punësimeve masive të njerëzve të Vetëvendosjes në KEK, raporton Gazeta Blic.
“Trafostacioni i parë i qeverisë Kurti pas një procesi transparent hapi dyer të reja, për axhallarët e dajët në kapjen e Korporates Energjetike të Kosovës. Tani, distribucionet e KEK – ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Tash e tutje, KEK prodhon punësimin e familjarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Trafostacioni i parë i qeverisë Kurti pas një procesi transparent hapi dyer të reja, për axhallarët e dajët në kapjen e Korporates Energjetike të Kosovës. Tani, distribucionet e KEK – ut, fillojnë nga selia qendrore e Albin Kurtit.
Në çdo vend ky titull mbanë emrin KAPJE. Asnjë kalkulim për 12 muaj nuk po ua ndal armatën e kushërinjve. Kjo bandë me mburrje trajton rritjen ekonomike në Republikë. Në rrethana, si këto Kosova ska veçëse qeveri!
Nepotizëm, konflikt interesi, punësime militantësh – Vetëvendosje me punësime ‘masive’ në KEK


