Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries refuzon transferimin te Manchester United.
Dumfries ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, por po përflitet për një largim këtë verë.
Disa ekipe kanë shfaqur interesim në mesin e tyre edhe Manchester United.
Sipas ‘Calciomercato’, holandezi ka refuzuar transferimin drejt ‘Old Trafford’.
Bayern Munich ka qenë gjithashtu i lidhur me 26-vjeçarin, i cili bëri përshtypje në sezonin e tij të parë në te ‘Nerazzurrët’ pas një lëvizjeje në vitin 2021 nga PSV.


