Sporti

Dumfries paralajmëron largimin nga Interi

09/07/2025 10:31
nga:Lorik J

Denzel Dumfries është një nga lojtarët kryesor të Interit në vitet e fundit.

Mbrojtësi holandez po kalon sezonin e pestë te gjiganti italian, prej se u transferua nga PSV Eindhoven.

Por 29-vjeçari me një intervistë të fundit ka paralajmëruar largimin nga zikaltërit.

Ai tha se i pëlqen Serie A, por synimi i tij ëhtë Premierliga angleze, dhe beson se do të përshtatet në stilin e lojës.

“Unë luaj në Serie A dhe ndihem rehat te Interi, por mendoj se mund të bëj mirë edhe në Premier League. Do të isha patjetër i interesuar. Premier League njihet për intensitetin e saj, ndërsa Serie A është një nga ligat më të forta taktikisht.”, ka deklaruar Dumries.