Sporti

Dumfries i interesuar të kalojë te Interi

08/01/2021 11:33
nga:Gazeta Blic

Denzel Dumfries dëshiron ta vazhdojë karrierën te Interi.

Inter është ende në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, transmeton lajmi.net.

‘Nerazzurët’ në mesin e shumë opsioneve kanë në listën e tyre edhe mbrojtësin e PSV Eindinhoven Denzel Dumfries.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Dumfries thuhet se ai i ka kërkuar drejtueve të klubit ta lejojnë të transferohet te kampionët e Italisë.

Gjiganti italian ka dëshirën e lojtarit, por duket të arrijë akord me klubin holandez që po kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin të largohet.

Në anën tjetër Interi është e gatshme të ofrojë vetëm huazimin me detyrim blerje pas një viti, për shkak të gjendjes jo të mirë finaciare që po kalojnë.

Megjithatë ekziston optimizëm që marrëveshja mes dy klubeve të arrihet, duke marrë parasysh dëshirën e 25-vjeçarit që dëshiron të vazhdojë karrierën te 19-herë kampionët e Italisë.