Sporti

Dumfries: Humbëm, por mbajmë kokën lart – patëm paraqitje të mirë

06/11/2023 11:19
nga:E K

Manchester City arriti dje fitoren e madhe ndaj Interit duke triumfuar në finalen e Champions League me rezultat 1-0.

Realizatori i golit të vetëm të finales ishte Rodri që me një goditje të fuqishme arriti ta mposht portierin, Onana, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes lojtari i Inter, Dumfries foli për media.

“E mbani kokën lart? Nëse luan për Interin, gjithmonë luan për të fituar, me siguri ne do të dalim sonte me kokë lart, sepse kishim shumë shanse, jam krenar për ndeshjen e sonte, sa keq që nuk fituam.

Ne dhamë gjithçka deri në sinjalin e fundit, nuk patëm fat që nuk shënuam. Jam krenar për mënyrën se si u përgatitëm për këtë ndeshje, nuk fituam por dhamë gjithçka. Sezoni për t’u mbajtur mend? Është e vështirë të flasim tani, ne nuk e fituam Scudetton, e humbëm këtë finale. Ne patëm një sezon të mirë, por tani është e vështirë të komentosh me kokë të qartë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/