Sporti

Dumfries drejt ishullit, Interi e zëvendëson me “xholin” 21-vjeçar

05/13/2024 14:00
nga:E K

Denzel Dumfries mund të jetë një nga të sakrifikuarit e Interi në merkaton e verës. Anësori i djathtë holandez pëlqehet shumë në Premier League.

Klube si Manchester United dhe Aston Villa janë gati të paguajnë deri në 30 mln euro për kartonin e 28-vjeçarit të kombëtares holandeze.

Drejtuesit e kampionëve të Italisë e kanë gati zëvendësuesin e tij, i cili është Amar Dedic sipas raportimeve të GDS.

21-vjeçari boshnjak i lindur në Austri, është pjesë e Salzburgut, ndërkohë që numëron 13 ndeshje dhe 1 gol me Kombëtaren.

Mbrojtësi i djathtë është roli natyral, por Dedic mund të luajë edhe në qendër dhe krahun e majtë të repartit të prapavijës.

Fakti që bën çdo rol në mbrojtje, përveç aftësive të mira që zotëron, pëlqehet shumë nga drejtuesit zikaltër dhe tekniku Inzaghi.