Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, përmes një postimi ka njoftuar se dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur në kryeqytet.
Sipas tyre, dëmtimi i kontejnerëve dhe sidomos djegia e tyre në sezonin e dimrit, jo vetëm që dëmton asetët publike, por edhe ndotë ambientin dhe ajrin në të cilin ne jetojmë, shkruan GazetaBlic.
“Dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur në kryeqytet dhe gjitha njësitë operative ku Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A, kryen grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Dëmtimi i kontejnerëve dhe sidomos djegia e tyre në sezonin e dimrit, jo vetëm që dëmton asetët publike, por edhe ndotë ambientin dhe ajrin në të cilin ne jetomë. Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në trajtimin e mbeturinave me mbetje të hirit, po ashtu edhe biznesëve, veçanërisht biznesëve të gastronomisë që të ruajnë kontejnerët sepse vetëm në këtë mënyrë vetëm së bashku mund ta ruajmë dhe ta mbrojmë ambientin”, thuhet në njoftimin e tyre.