Showtime

Duket si njëzet vjeçare, por ja sa vite mbush sot Zanfina Ismajli

3 vite më parë
nga:G C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismajli, sot feston ditëlindjen.

Ajo mbush plot 36 vite jetë dhe vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun edhe pse ka kohë që është larguar nga muzika, shkruan GazetaBlic.

Krahas kësaj, nuk munguan urimet nga miqtë, familjarët, fansat e kolegët e saj.

Por pa dyshim ai më i rëndësishmi ishte urimi nga motra e saj, Adelina Ismajli.

Këngëtarja sot feston ditëlindjen e 36-të.

Më e bukura. Ishe fëmiu më i ëmbël në botë, për tu bërë vajza më e bukur që njoh”, shkroi Adelina në imazhin e publikuar./GazetaBlic/