Sporti

‘Duket si faull’: Gerard Martin e kritikon gjyqtarin e ndeshjes Girona-Barça

02/16/2026 23:37
nga:Lorik J

Pas Pau Cubarsi, një tjetër lojtar i Barcës që kritikoi gjyqtarin në humbjen e tyre 2-1 ndaj Gironas ishte Gerard Martin.

Martin pretendoi se Echeverri shkaktoi faull ndaj Jules Kounde para golit të fitores së Grionas të shënuar nga Beltran.

“Më dukej si faull, në golin e dytë të Gironas,” tha Martin për mediat.

Megjithatë, ashtu si Cubarsi, Martin i kërkoi Barcës të shikonte fajin brenda vetes pas një humbjeje si kjo.

“Megjithatë, ka disa gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë. Duhet të përqendrohemi në fushë,” shtoi Martin.

“Kemi vuajtur shumë në mbrojtje sonte. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport