Presidenti amerikan Joe Biden hodhi dyshime të premten mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje që përfshin një armëpushim të përkohshëm të shoqëruar me lirimin e pengjeve para muajit të Ramazanit.
“Duket e vështirë”, u tha ‘koka’ e ShBA-së, gazetarëve në Pensilvani ku ai po bënte fushatë, raporton CNN.
Zyrtarët kishin shpresuar të siguronin një marrëveshje deri në fillim Ramazanit, por bisedimet mbeten të ngecura.