Newcastle është shumë afër blerjes së Sandro Tonalit nga Milani.
Klubi anglez, i cili në fund të sezonit të kaluar arriti një kualifikim në Champions League që i mungonte pikërisht prej 20 vitesh, ngriti propozimin e parë të paraqitur dhe refuzuar nga kuqezinjtë me 60 milionë euro, duke e çuar në rreth 70, përcjell GazetaBlic Sport.
Pritet një pagë fillestare prej 6.5 milionësh, e cila me bonuse mund të arrijë në 7.5 milionë. Një hap vendimtar në krahasim me kushtet aktuale ekonomike, që parashikojnë një pagë 2.5 milionë neto në sezon për Tonalin pas rinovimit të kontratës deri në qershor 2027.
Për Newcastle do të ishte nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e tyre, në të njëjtin nivel me atë të sulmuesit suedez Alexander Isak nga Real Sociedad në verën e vitit 2022.
/GazetaBlic Sport/


