Kupa e Botës 2022

Duke kërkuar birra, përfunduan në pallatin e jashtëzakonshëm të sheikëve në Katar – tifozët anglez çuditen me atë që shohin!

11/21/2022 10:01
nga:Lorik J

Tifozët anglezë pësuan një zhgënjim të madh kur Katari vendosi të ndalojë shitjen e alkoolit pak para fillimit të Kupës së Botës.

Kjo do të thoshte se njerëzit do të duhej të ndiqnin ndeshjet pa konsumuar alkool, gjë që nuk u pëlqente, ndaj disa prej tyre morën aksion në rrugët e Katarit, për të marrë alkool.

Ata dyshohet se ia dolën mbanë. Disa prej tyre thuhet se morën atë që kërkonin falë vendasve.

“Thjesht po kalonim një kohë të mirë, po bënim shaka, gjenim vendndodhjen tonë dhe kënaqeshim”, tha një tifoz dhe vazhdoi:

Ne kërkuam një birrë dhe ata thanë se do të kujdeseshin për të. Ne u futëm në xhipin e tij dhe përfunduam në një pallat të madh.”

“Ai na tregoi majmunë, zogj ekzotikë. Ishte vërtet çmenduri”, pohon ky tifoz i Anglisë.

Miku i tij John pretendon se ai që i ‘nderoi’ ishte djali i një sheiku vendas.

“Ne takuam djalin e një sheiku. Ai na çoi në pallatin e tij dhe na tregoi luanët dhe gjithçka. Ata na pritën shumë mirë dhe shikonin përreth, nuk bëhet më mirë se kjo,” vuri në dukje John.