Sporti

Dukagjini triumfon ndaj Drenicës, Ferizaj siguron fitore me shumë vlerë në Mitrovicë

03/11/2023 14:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Dukagjini ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Drenicës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar në stadiumin “18 Qershori” ishte 2 me 0. Otto John dhe Shala shënuan golat e fitores për skuadrën e Armend Dallkut.

Ferizaj ka siguruar tre pikë me shumë vlerë ndaj Trepçës ’89 në transfertë. Skuadra e drejtuar nga Panadic ka arritur fitore me golin e shënuar pikërisht nga djali i trajnerit kroat, Mateo Panadic.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes në Mitrovicë ishte 0 me 1.

/GazetaBlic Sport/