Lajme

“Dukagjini” sjell ekspertë botërorë nga “Pearson”-i për trajnimet me mësimdhënësit e gjuhës angleze

05/14/2025 13:01
nga:G B

Shtëpia Botuese “Dukagjini” në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Pearson Education”, po organizon trajnim njëditor për mësimdhënës të gjuhës angleze me temën “The Teacher’s Chapter – Beyond the Classroom” që do të mbahet më 24 Maj 2025, në Prishtinë.

Pas pandemisë, tani jetojmë në një botë të re; më dixhitale, më pak njerëzore dhe më të pasigurtë… Një botë që duket se është e paqartë dhe e papajisur për nxënësit dhe që sjell sfida më të mëdha dhe më të thella për mësuesit. Ky sesion plenar do të fokusohet në arsyet pse është e nevojshme të rimendojmë mënyrën se si qasemi në çështjen e vetëbesimit, si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit, dhe si mund të krijojmë rrugë mësimore që maksimizojnë potencialin e nxënësve dhe minimizojnë ngarkesën e punës së mësuesve.

Në këtë trajnim një ditor, do të keni mundësi të mësoni mënyra të thjeshta por inovative për të gjetur frymëzim të ri në materiale mësimore si: My little Island, Yazoo, Today, Wider World. Do të mësoni për aktivitete efektive që nuk kanë nevojë për përgatitje dhe që do të ju japin juve dhe nxënësve energji për mësim.

Pjesëmarrësve, për herë të parë do të ju prezantohet edhe një program që ju mundëson mësimdhënësve qasje ekskluzive dhe mundësi pafund për zhvillim të vazhdueshëm profesional nga ekspertë botërorë të Pearson, si dhe do të ju prezantohen materialet shtesë për të gjitha tekstet Pearson.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.

Trajnimi do të udhëhiqet nga Grant Kempton, një profesionist i angazhuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze (ELT) për më shumë se 38 vjet. Gjatë kësaj periudhe, ai ka punuar si mësues, testues, koordinues kurrikule, drejtor shkolle dhe trajner mësuesish.

Në vitet 2000-2006 ka qenë trajner global i mësuesve dhe udhëtoi nëpër botë për t’i trajnuar mësuesit. Ai mori diplomën Master në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze (ELT) nga Universiteti i Reading-ut dhe ka shkruar tekste mësimore (kursi) për Pearson-in. Në pozitën e tij të tanishme, bashkëpunon me qeveri dhe organizata të mëdha edukative për të krijuar zgjidhje për nxënësit që mësojnë gjuhën.

Nga shtëpia botuese “Dukagjini” kanë njoftuar se pjesëmarrja është e hapur, si dhe vendet janë të limituara.

Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni duke u regjistruar nëpërmjet linkut më poshtë:

https://www.tickettailor.com/events/dukagjinipublishinghouse/1701454

Shtëpia botuese “Dukagjini” mbulon kostot e transportit për pjesëmarrësit nga qytetet e tjera.