Dukagjini dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së parë në Albi Mall Superligën e Kosovës për edicionin 2025/2026.
Të besuarit e Ismet Munishit do të synojnë tri pikët para tifozëve vendas, teksa Prishtina e Arsim Thaçit ka për objektiv fitoren për të lënë pas krahëve dështimin në garat evropiane.
Për këtë sfidë të dy trajnerët kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të nis me fillim nga ora 16:30.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Margono, Basri, Pllana, Iseni, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Isufi, Hugo, Gashi, Maliqi.
Prishtina: Gjokaj, Vitija, Limani, Veliu, Baftiu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletic, Taipi, Ahmeti.


