Skuadra e Dukagjinit e mirëpret sot Prishtinën në stadiumin “13 Qershori” në Klinë.
Dukagjini e Prishtina ballafaqohen me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 15’të të Superligës.
Prishtina ka tri barazime radhazi, teksa Dukagjini vjen pas humbjes nga Malisheva 2-1.
Ja formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Bardhoku, Basri, Syla, Neziri, Hugo, Pefqeli, Morina, Merlaku, H.Berisha, Jatta.
Prishtina: Nika, Yakubu, Vitija, Ajdini, Raqi, Gallapeni, Limani, Llugiqi, Islami, Krasniqi, Kryeziu.
/GazetaBlic Sport


