Sporti

Dukagjini merr tre pikë të mëdha ndaj Ferizajt, Drita e zhyt në krizë të thellë Drenicën

04/02/2023 16:55
nga:Lorik J

Skuadra e Dukagjinit ka marrë tre pikë të mëdha ndaj Ferizajt.

Dukagjini mposhti Ferizajn me rezultatin 3-1, për të vazhduar me pikë maksimale ndaj rivalit direkt, shkruan GazetaBlic Sport.

Ferizaj ishte duke avancuar me rezultatin 0-1 me golin e Bardhit, por Hugo barazoi gjithçka në pjesën e parë.

Teksa në pjesën e dytë Santos dhe Otto John shënuan për fitoren e Dukagjinit.

Dukagjini në vendin e gjashtë me 35 pikë – teksa Ferizaj në pozicionin e parafundit me 28 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Drita fitoi bindshëm ndaj Drenicës me rezultatin 3-0. Golat në këtë duel u realizuan nga Vitija, Selmani dhe Jashari.

Drita në vendin e parë me 55 pikë, kurse Drenica në vendin e fundit me 23 pikë.

/GazetaBlic Sport