Sporti

Dukagjini – Llapi, formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës

05/12/2021 19:52
nga:Mergim Rreci

Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës për sezonin 2020/21.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante me të dyja skuadrat që duan të kurorëzohen me trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Tashmë janë mësuar formacionet zyrtare të këtij takimi.

Dukagjini: Muhaxheri, Basriu, Syla, Kuqi, Gashi, Hasanaj, Millaku, Jashanica, Merlaku, Osmani, Mulaj. Kryetrajneri: Armend Dallku

Llapi: Coric, Emini, Idrizi, Prençi, Pepoeshi, Ramadani, Shabani, Hoti, Selmani, Sadriu, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina

/GazaetaBlic/