Sporti

Dukagjini i Ismet Munishit merr fitore të madhe ndaj Malishevës, Gjilani triumfon ndaj Feronikelit

03/09/2025 15:57
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit ka fituar ndaj Feronikelit 74′.

Gjilani mori fitore minimale, 1-0 ndaj skuadrës nga Drenasi, për të marrë tre pikë masive në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e vetëm në këtë duel e shënoi Albin Prapashtica pas 69′ minutave lojë.

Gilani tani ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë, kurse Feronikeli në vendin e fundit me 14 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini fitoi poashtu ndaj Malishevës me rezultatin minimal 1-0.

Mërgim Pefqeli shënoi golin e vetëm dhe të fitores për “Hithat” pas 10 minutave lojë

Dukagjini i Ismet Munishit ndodhet në vendin e shtatë me 28 pikë, kurse Malisheva në vendin e tretë me 37 pikë.

/GazetaBlic Sport