Sporti

Dukagjini fiton bindshëm ndaj Malishevës, Trepça ‘89 merr tre pikë me shumë vlerë ndaj Drenicës

11/05/2022 14:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Dukagjini  ka triumfuar me rezultat 4 me 0 ndaj Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra e Armend Dallkut, me Otto John, Zulfijin, Merlakun dhe Morinën që realizuan golat e fitores.

Në Mitrovicë, Trepça 89 ka siguruar tre pikë me shumë vlerë në ndeshjen ndaj Drenicës.

Mitrovicasit triumfuan me rezultat 1 me 0, me Armend Gashin që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij.