Sporti

Dukagjini do të përballet me një super skuadër në raundin e dytë kualifikues në Conference League

07/20/2023 19:13
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Dukagjinit ka siguruar një sukses historik në Evropë.

Dukagjini ka kaluar në raundin e dytë kualifikues të Conference League, duke triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj FC Europa, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati në ndeshjen kthyese ishte 2 me 3, kurse ai i përgjitshmi 3 me 5.

Në raundin e dytë, Dukagjini do të përballet me skuadrën kroate, HNK Rijeka, që ka vlerë të përgjithshme rreth 32 milionë euro.

/GazetaBlic  Sport/