Ka përfunduar takimi mes Dukagjinit dhe Malishevës.
Malisheva ka mbajtur vetëm një pikë në shtëpi ndaj Dukagjinit që barazoi me rezultat 2-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Realizatorët e këtij takimi për Malishevën ishin: Buqi dhe Kryeziu që shënuan në minutat 58 dhe 62, kurse për mysafirët shënuan Ahmeti dhe Shabani (44′ dhe 65′).
Me këtë rezultat përfundoi takimi i fundit i këtyre skuadrave në gjysmë sezonin e Superligës së Kosovës.
/GazetaBlic Sport./


