Prishtina është befasuar nga Dukagjini në 45 minutat e parë.
Skuadra e Zekirija Ramadanit e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi, Ardin Dallku.
Dallku realizoi gol në minutën e 35’të të takimit.
Dukagjini kishte edhe raste të tjera shënimi por, Altin Merlaku dështoi të shënonte dy herë në minutat e 22’të dhe 25’të të takimit.
/GazetaBlic Sport/


