Sporti

Dukagjini barazon me Gjilanin, Ferizaj e mposht Prishtinën

02/23/2025 14:59
nga:Lorik J

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Ferizaj mori fitore të madhe duke e mposhtur Prishtinën me rezultatin 1-0, duke marrë tre pikë masive, shkruan GazetaBlic Sport.

Vitija e la Prishtinën me 10 lojtarë nga minuta e katërt, e këtë e shfrytëzoi Ferizaj duke fituar minimalisht 1-0. Golin e vetëm e realizoi Albion Kurtaj pas 14 minutave lojë.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini e Gjilani luajtën baras 0-0, duke ndarë pikët në një ndeshje mjaft interesante.

/GazetaBlic Sport