Sporti

Duka shpreh ngushëllime për vdekjen e hershme të lojtarit të Trepçës ‘89

2 vite më parë
nga:G B

Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armond Duka, është shprehur thellësisht i tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të futbollistit 17-vjeçar të Trepçës ’89, Erion Kajtazi.

“Në emër edhe të komuniteti të futbollit shqiptar, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kajtazi, FC Trepça ‘89 dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Erionit”, ka shkruar Duka në një postim në Facebook.

Duka tha se duhet të ndërgjegjësohemi gjithmonë e më shumë për kujdesin shëndetësor të futbollistëve dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme në mënyrë periodike, për të shmangur dhe parandaluar tragjedi të tilla.

“U prehsh në paqe Erion Kajtazi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!”, shkroi ai në fund.