Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur përpara sfidës së rëndësishme që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sonte ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Në një intervistë për “TV Klan”, kreu i FShF-së u shpreh se kjo ndeshje ka një peshë të veçantë dhe mund të jetë ndër më të rëndësishmet e këtij cikli eliminator.
“Kjo përballje është shumë e rëndësishme për objektivat tona. Ekipi duhet të jetë maksimalisht i përqendruar për të marrë tri pikët, në mënyrë që të mbajmë gjallë shpresat për kualifikim në fazën play-off”, theksoi Duka.
Ai shtoi se ndeshjet ndaj ekipeve të mëdha si Anglia janë “ndeshje luksi”, por thelbi mbetet tek rezultatet kundër rivalëve të drejtpërdrejtë në grup, siç është rasti i Andorrës.


