Lajme

“Duhet të ketë reforma në qeveri për të ruajtur pastërtinë e figurave dhe e dyta për të ruajtur vijën e qeverisjes”

07/22/2023 17:40
nga:Mergim Rreci

Analisti politik Dorajet Imeri, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth ministrave të cilët janë nën hetime dhe kanë aktakuza.

Imeri tha se në secilën qeveri është shumë e rëndësishme që planprogrami i qeverisë të zbatohet, ku shtoi se duhet që edhe llogaridhënia të jetë në nivelin e duhur.

“Në secilën qeveri, është me rëndësi që planprogrami i qeverisë të zbatohet, ndërsa natyrisht duhet që llogaridhënia të jetë në nivelin e duhur”, shtoi Imeri për Gazeta Blic.

Tutje Imeri thotë se duhet të ketë reforma të caktuara ciklike për dy arsye, për ruajtjen e pastërtisë së figurave në qeveri dhe për të ruajtur vijën e qeverisjes, pasi që gjatë qeverisjes mund të ketë keqpërdorime dhe lëshime.

“Duke qenë se gjatë qeverisjes mund të ketë lëshime, keqpërdorime e keqqeverisje, duhet të ketë reforma të caktuara ciklike, e para për të ruajtur pastërtinë e figurave në qeveri dhe e dyta për të ruajtur vijën e qeverisjes”, u shpreh Imeri për Gazeta Blic.

Ditë më parë u raportua se 5 ministra të kabinetit qeveritar janë nën hetime për korrupsion e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Humolli për ministrat nën hetime: Nëse respektohet ligji dhe morali politik, do të duhej të jepte dorëheqje kushdo që e përfaqëson shtetin