Sporti

“Duhet ta mbyllim mirë sezonin”, Ancelotti pas fitores ndaj Sevilla: Arritëm të kontrollonim lojën pa Vinicius

05/28/2023 13:30
nga:E K

Me kampionatin tashmë totalisht të përfunduar për ta, “galaktikët” e Real Madrid arritën një fitore tepër të vyer mbrëmjen e djeshme, teksa në “Ramon Sanchez Pizjuan”, mposhtën “anadaluzianët” e Sevilla me rezultatin e ngushtë 1 me 2.

Pas ndeshjes, tekniku i “madrilenëve”, Carlo Ancelotti dha dhe një koment të shkurtër për mediat, teksa theksoi se duhe ta mbyllin mirë këtë sezon, duke llogaritur cilësinë e lartë që “organika” e “galaktikëve” ka.

“Duam ta mbyllim mirë sezonin. Duke pasur parasysh cilësinë që kemi, ne mund t’i menaxhojmë ndeshjet mirë. Pa Vinicius nuk ishte një nga ndeshjet më të mira, por mesfushorët ia dolën shumë mirë dhe ne e kontrolluam lojën. Rodrygo? Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, ka shumë më tepër protagonizëm. Ai donte të shënonte, unë doja ta fitoja ndeshjen”,- u shpreh tekniku Ancelotti.