Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka replikuar deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, i cili e kritikoi atë për mungesë të guximit.
“Duhet guxim i hatëshëm për me shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike kur për ni alokim që e ke 12 milionë euro shkon edhe nënshkruan vendimin për 22 milionë euro. Duhet me të vërtetë me pasë guxim të hatashëm që brenda Ministrisë me t’u gjet kofera me pare prej policisë. Duhet guxim i hatashëm. Këtë ta pranoj, këtë guxim ne nuk e kemi”.
Për këtë pati replikë edhe nga Mustafa.
“Ministër, në Kuvend debatohet dhe në fund sugjerimet i merr parasysh dhe reflekton. Arrogancën, akuzat dhe rrenat nuk mund t’i sjellësh në Kuvend. Në ato keqpërdorime që kanë ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë ato para nuk më janë gjetur mua, nëse më janë gjetur sjelli faktet këtu për qytetarët e Kosovës. Ato para i janë gjetur zyrtarëve të Ministrisë dhe unë kam bashkëpunuar me policinë dhe Prokurorin e Shtetit që ata zyrtarë të shkojnë ku e kanë vendin – në burg. Të gjithë e dinë se anëtarë të cilës parti kanë qenë ata zyrtarë”.
“Ministër kur rren një qytetar i thjeshtë është marre, por kur thotë një ministër të pavërteta, sepse s’po mundem me të thënë që rren se je ministër, është e papranueshme dhe e tmerrshme”.