Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, e konsideron të paarsyshëm kundërshtimin për hapje të dëshmive të arkivuara.
Sipas Dugollit me këtë veprim ne po krijojmë dyshime se kemi diçka për të fshehur nga e kaluara.
“Unë besoj se është bërë një hap i mirë për sa i takon procesit rreth personave të zhdukur, për shkak se Serbia ishte e barrikaduar dhe nuk dëshironte të ofronte informacione, kështu që ndërmjetësit evropian të ketë lëvizje në këtë drejtim, dhe mendoj se ka qenë shkathësi e delegacionit tonë që e detyruan Serbinë që t’i hapin arkivat”
“Ne e kemi një akrivë shtetërore, asnjëherë nuk kemi thënë se kemi një arkivë të veçantë, është faktë se UCK-ja ka ekzistu, ka kontribu dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit, në një farë forme ushtria e Kosovës ka qenë këmbësoria e NATO-s, çdo gjë është bërë me dijen e ndërkombëtarëve, ne nuk kemi ç’ka të fshehim, pse ti dhëmë adutin Serbisë që ajo mos t’I hap arkivat me arsyetimin se pala kosovare nuk dëshiron të bashkëpunoj në këtë drejtim”
Dugolli tutje tha se Kosova nuk ka çfarë të fshehë, le të vijë kush të dojë të shohë masakrat që kanë ndodhur në Kosovë.
“Ne nuk kemi nevojë të kompleksohemi për shkak se e dimë të vërtetën tonë dhe atë do ta themi haptas, lë të vi kush do dhe të sheh ç’ka ka, sa janë vrarë nga ushtria serbe, sa gra të dhunuara kanë qenë në Kosovë, sa shtëpia të shkatërruara, dhe në këtë rast Serbia duhet të shqetësohet, ne nuk kemi çka të fshehim” tha Dugolli për “Expose” raporton Gazeta Blic.


