Lajme

Dugolli: LVV-ja ka mbështetje të fuqishme, do ta tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021

11/01/2024 18:20
nga:Y I

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë në 35% në sondazhe,

Sipas Lekajt kjo është edhe arsye pse nuk po e publikojnë sondazhin e fundit.

“Dukshëm ka ra tani. Në një sondazh që është bërë para dy jave që nuk po e publikojnë vetë e kanë bërë e që e pozicionojnë 35%, por po heshtin nuk po e publikojnë për atë janë bërë nervoz edhe nuk vijnë të diskutojnë as në parlament, sepse po e din që e kanë humbur rrugën në oborr si i themi. Mendoj se 100% do t’i rrezikohet fitorja dhe më nuk do të flitet e as nuk do të përsëritet rezultati i para katër viteve. Ne jemi gjallë dhe shëndoshë e do ta shohim, do të jemi prezent, do të hyjmë në fushatë, do të vjen 9 shkurti, do të vijnë rezultatet dhe do ta shihni” deklaroi Lekaj në një emision televiziv raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e Lekajt kanë folur për “Gazeta Blic” nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli, tha se LVV-ja ka mbështetje të fuqishme dhe se do ta tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit.

“Deklaratat e AAK-së për sondazhin imagjinar të tyre shprehë një dëshirë të opozitës dhe kundërshtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mirëpo dëshirat e tyre dhe realiteti janë dy botë të ndryshme. Ne kemi mbështetje të fuqishme dhe pa asnjë mëdyshje do ta tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021” tha Dugolli për “Gazeta Blic”

Ai tutje tha se së bashku me partnerët e koalicionit do t’i kenë mbi 60 deputet.

“Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Partinë Guxo dhe Alternativën do kemi mbi 60 deputet” përfundoi Dugolli përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.


Enver Dugolli, LVV!

/Gazeta Blic/

Lekaj: VV ka rënë 35% në sondazhe, po heshtin, janë bërë nervoz