Lajme

Dugolli i VV’së i reagon Borrellit: S’jemi këtu me ia plotësu dëshirat e kërkesat Serbisë

07/01/2024 11:55
nga:G C

Deputeti i VV’së, Enver Dugolli i është përgjigjur një pjese të deklaratës së Borrellit, i cili në reagimin e fundit, në mënyrë indirekte la faj tek kryeministri Kurti për ngecje të dialogut Kosovë-Serbi.

Dugolli në një prononcim për GazetaBlic, thekson se Qeveria Kurti nuk është këtu për të plotësuar dëshirat e Serbisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti nuk është këtu për të plotësuar dëshirat dhe kërkesat e Serbisë por për të mbrojtur interesat e vendit tonë”, tha Dugolli.

Dugolli thotë se Borrell nuk ka pasë qasje të balancuar, madje sipas tij, diçka e tillë nuk duhet të pritet as tash në përfundim të mandatit të tij.

“Natyrisht, nëse deri tani nuk kemi parë një qasje të balancuar nga z. Borrell, nuk presim as tani në përfundim të mandatit të tij. Ka përfunduar koha kur ndërmjetësit duartrokisnin koncesioneve qe bënte Kosova e Serbia përfitonte”, tha Dugolli.

“Nuk mund të ecet në pafundësi me një qasje të tillë. Tek e fundit, ndërmjetësit dhe përfaqësuesit special shkojnë e vijnë ndërsa interesi i vendit është një, i vetëm dhe i pandryshuar”, shtoi ai.

Ndërsa për Qeveritë e kaluara, që sipas Borrellit, me to kishte sukses dialogu, Dugolli thotë se ish-qeveritarët e kanë marrë përgjigjen tashmë nga populli.

“Qeveritë që tërthorazi i lavdëron Borrelli, e Serbia i kërkon marrëveshjet e arritura në atë kohë, e kanë marrë verdiktin e qytetarit, pra populli ka zgjedhur Qeverinë e re dhe Kurtin kryeministër

“Banjska, dialogu, asociacioni”, shkrimi i plotë i Borrellit pak para largimit nga posti i Përfaqësuesit të Lartë të BE’së