Lajme

Dugolli: Futja e Kosovës në agjendën e KiE-së do të vazhdon, çështja nuk është mbyllë sot

05/07/2024 23:47
nga:Sh R

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka deklaruar se pavarësisht pretendimeve dhe presionit ndërkombëtar për Asociacionin, futja në agjendë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Ministrave do të vazhdojë.

Madje Dugolli tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e parapara dhe se sipas tij, është e pakuptimtë që të kërkohen kushte shtesë apo të ketë ndonjë presion mbi Kosovën,

“Mendoj që futja në agjendë pra për Këshillin e Ministrave do të vazhdon dhe kjo çështje nuk është mbyllë sot. Dhe përfundimisht po mendoj që është koha që t’i jipet vota pro, të kemi dritën jeshile edhe nga komiteti i ministrave për shkak se Kosova i ka përmbushë të gjitha kushtet e parapara. Pra raporti që ka kalu në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ka parapa kushte shtesë edhe ka qenë një vendim unanim thuja me 82 për qind të votave. Dhe tash është diqka krejtësisht e pakuptimtë që të ketë ndonjë presion apo ndonjë element shtesë, pra ndonjë kushtëzim për Kosovën”, tha Dugolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ndryshe, sot u raportua se Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës në diskutimet e radhës.

E ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës.