Lajme

Dugolli: Deklaratat e Hotit për Kurtin nuk më bëjnë fare përshtypje, mendimet e tij s’merren seriozisht as nga LDK!

07/10/2024 18:33
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka refuzuar të përgjigjet sot, në pyetjet e gazetarëve, rreth raporteve me SHBA-të gjatë një vizite që ka patur në Klinikën e Urologjisë.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë dhe kam përshtypjen që kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë. Pas këtu do të shkoj në Malishevë dhe atje do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypje që nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera” ka thënë Kurti para gazetarëve raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me deklaratën e kryeministrit ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti tha se “çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”.

E një përgjigje në lidhje me këtë deklaratë ka ardhur nga partia e Albin Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Enver Dugolli, tha se deklaratat dhe mendimet e Avdullah Hotit nuk merren seriozisht nga askush madje as nga vetë LDK-ja.

“Deklaratat e Avdullah Hotit për Albin Kurtin as nuk i shoh e as qe më bëjnë fare përshtypje. Mendimet e tij nuk merren seriozisht nga askush, madje as nga partia e vet LDK-ja” tha Dugolli në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

Enver Dugolli, LVV!

/Gazeta Blic/

Kurti s’pranon të flasë për raportet me amerikanët dhe presidenten Osmani: Kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë

Hoti: Kurti nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës

“Avdullah Hoti dëshiron me vendos theksin ku e dëmton kundërshtarin por nuk do të thotë se është ashtu siç e ka thënë”