Lajme

Dugolli: Banjska ishte fitore e Kosovës – Kërkojmë që kriminelët me në krye Radoiçiqin të përballen me drejtësinë

09/24/2026 22:42
nga:G B

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se nëse e kuptojmë situatën dhe kontestin se si ka ndodhur ngjarja padyshim se rasti i Banjskës është një fitore për Kosovën.

Ai komentet i bëri në POLITIKO në Kanal 10.

Sipas tij, plani që ishte pra për aneksimin e asaj pjese, me 17% të territorit dhe aneksimin me një inkursion ushtarak e paramilitarë që e organizoi Serbia, kjo është një fitore padyshim ngase dhe sot në mënyrë shtetërore ishim të vendi ku është vra rreshteri Afrim Bunjaku, ku është vendosur obelisku, por edhe situata e qetë atje, tregon se kjo është një fitore për Kosovën.