Euro2024

Dueli me Sllovakinë, Rooney paralajmëron Jude Bellingham: Mos bëj ndonjë budallik

06/30/2024 12:01
nga:Lorik J

Anglia do të përballet me Sllovakinë për një vend në çerekfinale të Euro 2024. Sfidë kjo që do të startojë në orën 18:00.

Për këtë përballje ka folur Wayne Rooney. Ky i fundit ka paralajmëruar “Tre Luanët”, ndërsa ka një këshillë për Jude Bellingahm që të mos nervozohet në fushën e lojës dhe që të mbajë qetësinë pasi në disa raste dëshmoi momente nervozizmi në barazim ndaj Sllovenisë.

“Tre ose katër herë në pjesën e parë ndaj Sllovenisë ai nuk mund ta fshehte nervozizmin e tij. Ai po shikonte përreth tek të tjerët duke i çuar krahët lart. Gjuha e trupit e çon një mesazh tek tifozët, bashkëlojtarët e tij dhe trajneri.

Unë kam qenë aty. E di saktësisht pozicionin në të cilin ndodhet ai. E kam gjetur veten shpeshherë në atë situatë gjatë kohës sa luaja me kombëtaren dhe në disa momente me ekipin. Unë vetëm shpresojë që nervozizmi të mos vlojë deri në atë pikë që ai të ndëshkohet me të kuq ose të bëjë ndonjë budallallëk dhe të lëndohet”, përfundoi Rooney.

Kujtojmë se fituesi i kësaj përballje do të luante në çerekfinale me Zvicrën. “Helvetët” eliminuan Italinë mbrëmjen e djeshme me shifrat 2-0./newsport