Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda.
Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës 23:50 dhe njëkohësisht po cilësohet si meçi i shekullit.
Për ta shijuar këtë duel në mesin e mijëra tifozëve do të jenë të pranishëm edhe figura të mëdha të sportit.
Anthony Joshua dhe Cristiano Ronaldo pritet të jenë të pranishëm, pasi në fotografinë e publikuar nga “Sky Sports Boxing” shihen ulëset me emrat e tyre.