Lajme

Duda Balje thotë se më shumë ofendohet nga gratë se nga burrat (VIDEO)

03/08/2022 00:34
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në prag të shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se më shpesh është ofenduar nga gratë për mënyrën se si ajo bën paraqitjet.

Balje është shprehur në ‘Edicionin Special’ se kjo për të ka qenë më e vështirë sesa kur është ofenduar nga burrat, përcjell Klankosova.tv.

”Unë në karrierë kam përjetuar një kohë më të vështirë, por dua të nënvizoj se gjithmonë kam pasur komente ofenduese nga ana e femrave se nga ana e meshkujve”.

”Dhe këtu në shumë pika pajtohem me kryeministrin se ne duhet t’i ndihmojmë njëra-tjetrës. Jemi duke folur për këtë ne, por nuk po e bëjmë këtë”.

“Nëse nuk mund të bëjmë diçka konkrete për të përmirësuar këtë që ne i bëjmë njëra-tjetrës, atëherë nuk kemi bërë asgjë”.

”Është gjynah me e bo këtë. Unë me sa kam biseduar edhe me shumë femra në Kosovë, që po provojnë të kenë një sukses në punë private apo sektorin shtetëror, më shumë kanë pasur probleme nga ana e femrave”.

”Komente ofenduese kam marrë edhe nga ana e meshkujve, por nuk kam pasur shumë dhimbje, por prapë me vështirë ka qenë kur kam marrë komente ofenduese nga femrat”.