Lajme

Duda Balje reagon ndaj sërbëve që provokuan: Krenare në çdo hap me policinë tonë

09/21/2021 21:16
nga:M K

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook pamje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga pikat kufitare në veri.

Ajo shprehet krenare me policët që nuk bien pre e provokimeve të serbëve.

“Me policinë/ milicin, Me snajepr, Me njesitë speciale, Me Rambo, Por pa tabela!”, shkroi Balje në Facebook.

“Provokimet e tuaja për neve janë frymëzim !Krenare në çdo hapë me policinë tonë!”, shtoi ajo.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.

Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.

Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës.