Lajme

Duda Balje: Kosova mund të hyjë në Evropë edhe pa votuar për martesat e gjinisë të njëjtë

03/16/2022 15:34
nga:Donika Fetahu

Deputetja Duda Balje ka përsëritur qëndrimin e saj kundër projekt-Kodit Civil që lejon martesat mes gjinisë së njëjtë.

Balje, në seancën që është ftuar për votimin e këtij Kodit Civil, ka thënë se kjo pikë është kundër mendimit e traditave.

“Unë jam deputetja e parë e cila ka reaguar publikisht me mendimin personal. Por, bashkëjetesë e regjistruar ndërmjet personave të njëjtë janë të lejuara. Ne si qeveri i kemi leju martesat mes gjinisë të njëjtë. Këtë pikë jemi tu folë edhe për me e rreziku Kodin Civil. Unë prej momentit kur kam publiku këtë kam pasë koncentrim, nëse është e drejtë, edhe ne kemi të drejtë me e japë mendimin e lirë”, ka thënë ajo.

“”Na nuk mundemi me hi ne Evropë nëse nuk votojmë këtë”, kjo nuk është e vërtetë. Edhe shqiptarët edhe boshnjakët dhe të tjerët janë kundër këtij mendimit, kundër traditave. Kjo është e vetmja arsyeja”, deklaroi më tutje Balje.