Lajme

Duda Balje abstenoi sot, por zotohet se do ta votojë në seancë plenare

05/25/2022 12:20
nga:N M

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi multietnik, Duda Balje ka abstenuar gjatë mbledhjes së komisionit për Buxhet dhe Financa, ku po shqyrtohet projektligji për trustin, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se qëndron pas deklaratave e qytetarëve të Kosovës duhet t`i lejohet tërheqja e një për qindje të parave nga trusti.

“Kam abstenuar sepse këtu nuk mund të votoj personalisht por vetëm ne emër të grupit”, ka thënë ajo për Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se grupi multientik përbehet prej 8 deputetëve ku ka një mendim ndryshe sa i përket çështjes së Trustit.

“Edhe dje kemi qenë 4 me 4 në Kuvend secili deputet voton për veti”, ka thënë ajo.

Përndryshe Balje ndoshta pas Bekim Haxhiut ka qenë deputetja më e zëshme që ka kërkuar dhe vazhdon të kërkoj që Trusti t`i mundësohet qytetarëve të vendit.

Duda Balje abstenon për tërheqjen nga Trusti