Cult

Dubai Miracle Garden, kopshti më i madh i luleve në botë

03/01/2023 07:52
nga:G C

Kopshti Miracle i i Dubait u krijua për të mahnitur vizitorët e të gjitha moshave, duke ofruar një përvojë të veçantë. Ai shtrihet mbi 72,000 metra katrorë, 150 milion lloje lulesh dhe ofron një shumëllojshmëri atraksionesh dhe aktivitetesh të reja dhe emocionuese çdo sezon. Ndodhet në zonën Al Barsha South 3, Dubailand, një nga destinacionet më piktoreske në rajon.

Ndër atraksionet më të habitshme të kopshtit janë figurat dhe skulpturat e bëra me lule, që përfaqësojnë personazhe, kafshë dhe objekte të ndryshme. Figurat janë realizuar me një kornizë metalike e cila më pas mbulohet me pëlhurë dhe mbushet me lule, duke krijuar kështu një efekt befasues dhe plot ngjyra.

Ndër figurat më të famshme janë një aeroplan gjigant, një kështjellë dhe një makinë shkrimi gjigante. Përveç figurave, kopshti ofron gjithashtu një larmi të madhe lulesh të rregulluara për të formuar shtigje shumëngjyrëshe, shkruan rtsh.al.

Labirintet e punuara me lule, janë me të vërtet mahnitëse, ku vizitorët mund të kënaqen duke humbur dhe duke zbuluar kënde të reja të kopshtit. Një nga atraksionet më të famshme në kopsht është shatërvani kaskadë, i cili është krijuar duke përdorur mijëra lule shumëngjyrëshe dhe është një pamje mahnitëse.