Lajme

“Dubai më të fortë se këtu, s’mundesh me gjet”- I moshuari nga Ferizaj me lëvdëta të mëdha për Halil Kastratin!

05/14/2024 15:12
nga:Y I

“Ma mirë se këtu askund s’mundesh me e gjet”

Kështu thotë për dokumentarin Expose, Nebi Ibishi, që jeton në ‘Shtëpinë e të Moshuarve, Jetimat e Ballkanit’ në Suharekë.

Ai thotë se as gruaja e tij s’ka mundur t’i rrijë gati më mirë sepse nuk i ka patur kushtet si aty.

“Jam nga komuna e Ferizajt, fshati Greme. Në janar i kam bërë tre vite kam hyrë për katër. Ma mirë se këtu askund nuk mundesh me e gjet. Kush të vjen shihet. Në Dubai s’kam qenë, por kur shkonte dikush, thoshte kam qenë në Dubai. Por ‘Dubai më i fortë se këtu tybe se ka tek Hlail Kastrati’.

“Si më ka vdek gruaja fëmij s’kam pas, vetë isha i fortë atëherë dhe hala jam mirë me shëndet pavarsisht se jam 84 vjeç. Nuk kam vuajtur por me qira dhe rroga e vogël edhe kam bërë kërkesë me ardhë. Për kete pamje që po e shohim zoti e shpërbleftë më së pari Halilin por edhe mërgimtarët të cilët e ndajnë kafshoren e gojës për ne” tha Nebi Ibishi për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.