Lajme

Duartrokitje në sallën e gjyqit, në momentin kur Krivaqës iu shqiptua dënimi me burgim të përjetshëm

08/04/2023 11:46
nga:N M

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka shpallë fajtorë Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit.

Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, e Sejdiu me 15 vjet burgim.

Kur gjykatësi ia shqiptoi dënimin Krivaqës u dëgjuan thirrje nga të pranishmit, derisa vendimi u duartrokit.

“Bravo për këtë qen”, ishte njëra prej tyre.

Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit