Pas dy finaleve të luajtuara sezonin e kaluar, në UEFA Conference League e Kupën e Italisë, të humbura ndaj “Çekanëve” të West Ham e “Zikaltërve” të Inter, “Violët” e Fiorentina kanë sërish mundësinë për të fituar një trofe, kësaj radhe, në Superkupën e Italisë, ku mbrëmjen e së enjtes do të sfidojnë “Blutë” e Napoli, në gjysmë-finalet e kompeticiont.
Ashtu siç e do zakoni para sfidës u zhvillua edhe konfernca për shtyp, nga ku, tekniku i “Violëve”, Vincenzo Italiano risolli në kujtesë ngjarjet e lartpërmendura, teksa theksoi se skuadra e tij ka punuar shumë dhe ka mësuar nga dështimet, për të synuar një trofe që do të ishte kurorëzim i gjithçkaje të mirë të bërë vitet e fundit.
“Sigurisht që të humbësh dy finale nuk është e lehtë të kapërdihet. Megjithatë ne kemi një skuadër pa shumë eksperiencë dhe pikërisht ato dështime na kanë ndihmuar të nxjerrim shumë leksione. Jemi përgatitur mirë për këtë turne dhe shpresojmë të dërgojmë trofeun në Firence”,- u shpreh tekniku i “Violëve” të Fiorentina.