Sporti

“Duam Messin”, zhgënjehen tifozët në Hong Kong, reagon edhe qeveria

02/05/2024 09:09
nga:E K

Duhej të ishte një ditë feste në Hong Kong, por tifozët e kësaj skuadre në fund mbetën shumë të zhgënjyer. Madje, edhe qeveria e Hong Kongut ka kërkuar shpjegime për mungesën në fushë të futbollistit më të mirë të dy dekadave të fundit.

Inter Miami u përball me një skuadër “yjesh” nga Hong Kongu në turin aziatik, por “ylli” argjentinas, Lionel Messi, i zhgënjyer të gjithë: në vend që të duartrokitej, u vërshëllye. Rreth 40 mijë tifozët e pranishëm në stadium kishin paguar nga 120-600 euro biletën për të parë tetë herë fituesin e topit të artë, por trajneri i skuadrës nga Florida (Tata Martino) nuk e hodhi në fushë qoftë për disa minuta.

Inter Miami fitoi 4-1, por për tifozët dhe qeverinë e Hong Kongut, asgjë nuk kishte kuptim pa Messin në fushë. Organizatorët e kësaj miqësoreje duhet të japin shpjegime për mosrespektim të marrëveshjes.

“Ne duam Messin”, thërrisnin tifozët në stadium edhe para fillimit të ndeshjes kur u mësua se Messi do të ishte në stol.

Zhgënjimi u shtua me kalimin e minutave. Një kërkesë që nuk u plotësua, duke qenë se kampioni argjentinas nuk shkeli në fushë.