Showtime

Dua të shijoj PM/ Sara flet pas daljes: Ç’nuk thanë për mua se pëlqeja Donaldin, Granitin…

01/09/2022 19:17
nga:Gazeta Blic

Sarah Berisha ka folur ekskluzivisht për ‘Fan Club’, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother Vip.

Blogerja ka treguar se që pas daljes është munduar të marr veten dhe të kalojë kohë me familjen e saj, por sigurisht edhe me Dj PM, ndërsa nuk ka mundur dot të anashkalojë as komentet negative të ndjekësve.

“Jam munduar që këto ditë përveçse të marr veten, të shijoj familjen dhe PM, komentet sidomos negativet nuk kam dashur ti lexoj të gjitha. Është folur një pëlqim për Donaldin, për Granitin, gjëra të tilla, komentet nuk dua ti lexoj fare. Është folur për luhatjet e mia për PM, por kam lexuar vetëm komentet pozitive. Kam marr një mbështetje shumë të madhe nga publiku”, u shpreh Sarah.