Keylor Navas ka folur edhe njëherë për konkurrencën me Donnarumman tek Paris Saint-Germain.
“Dua të luaj gjatë gjithë kohës, nuk do të bëj një vit tjetër si ky. Sot jam mirë në Paris, por shumë gjëra do të duhet të merren parasysh për të ardhmen”, tha portieri i Kosta Rikës në një intervistë për Canal. + .
I rikthyer për të mbrojtur golin e PSG-së në ndeshjen e mbrëmshme kundër Angers, edhe falë gabimit të Donnarumma me Olympique Marseille, Navas foli për pasigurinë e tij në Paris që kur ish lojtari i Milanit erdhi:
“Nuk mund të mendoj të jetoj një situatë si këtë vit përsëri, kam një marrëdhënie të mirë me Donnarumma, por unë gjithmonë dua të luaj dhe të jem në fushë në të gjitha ndeshjet. Për të ardhmen do të duhet të kemi parasysh shumë gjëra”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


